Lusinda Garunja po shkonte të festonte ditëlindjen, me shoqet e saj.
Një aksident tragjik i mori jetën në 19-vjetorin e saj të lindjes.
E pajetë nga përplasja e një dite më parë mbeti edhe shoqja e saj, Xheneta Qallia.
Personi që po udhëtonte me mjetin tip “Benz”, 58-vjeçari Behar Pema, është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Nervida Garunja, motra e së ndjerës, ka arritur të flasë nga spitali për aksidentin tragjik, duke rrëfyer se shoferi që i goditi, ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin.
“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo.
Makina me të cilën po udhëtonin vajzat drejtohej nga Denisa Dibra.
Ajo është vajza e gazetarit të RTSH-së, Edmond Dibra, i cili përmes një rrëfimi prekës tha se vajza e tij është përmendur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërsa shoqja e saj, Nervida Garunja, është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ka nevojë për dhurim gjaku.
Familjarët e kësaj të fundit ndodhen në Shkodër, ku kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit, motrën e vogël të Nervidës, Lusindën.
“Vajzat po ktheheshin nga një gëzim. Vajza ime është jashtë rrezikut për jetën. Po shkonin në Tiranë për ditëlindjen e njërës prej tyre. Lusinda do të festonte 19-vjetorin e lindjes”, – tha Edmond Dibra.
Gazetari tregoi momentin kur shkoi në spital dhe tha se pas disa orësh vajza e tij është përmendur.
“Goca ime është përmendur në orën 05:00 të mëngjesit dhe nuk e mban mend aksidentin, ka kërkuar shoqet e saj.”
“Shkova te spitali i Traumës dhe aty pashë vajzën. Gjendja e Nervidës është kritike. Vajza ka nevojë për dhurim gjaku. Familja e saj ndodhet në Shkodër dhe presin trupin e Lusindës”, u shpreh ai.
Edmond Dibra u shpreh se kishte pasur një parandjenjë të keqe për ngjarjen.
“Mbrëmjeve ulem me bashkëshorten për të pirë një kafe dhe po shihja orën, vajza nuk ka shans që të mos më marrë 3 herë në ditë. “U thashë a po knaqeni”, “po hamë drekë, nga ora 6 do vijnë për Shkodër”. Në orën 7 them si ka mundësi që s’na ka marrë vajza, sikur më shtynte diçka. I marr në celular, më del një person. Më thotë një qytetar, që vajza është jashtë rrezikut për jetën. Më thotë më jep në telefon babain. Ishte momenti kur kishte marrë zjarrfikësit dhe kishin nxjerrë vajzën nga makina, Kam lëshuar telefonin në tokë”.
Shoferi i ndaluar nga policia Behar Pema besohet se nga shpejtësia e madhe e ka goditur nga pas makinën e vajzave, duke shkaktuar tragjedinë, pa mundur dot të frenonte.
“Do të thoja që shteti të bëj detyrën e tyre, siç duhet. Gjendja e Nervida është kritike dhe do bëja thirrje, vajza ka nevojë për grup gjak. Kush ka mundësi të bëjë dhuratë gjaku se bëhet ndihmë për shpëtimin e saj. Njerëzit e Nervida janë në Shkodër, se familja ka hapur dyert e mortit, ato janë si vajzat e mia. Janë pjesë e familjes sime. Presin trupin e të ndjesës Lusinda, që është në spitalin e Elbasanit dhe kanë në Shkodër në ceremoninë mortore,” – tha babai i Denisa Dibrës.
/NOA.al