Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në qytetin bërthamor Balakovo të Rusisë.
Qindra zogj të ngordhur kanë rënë nëpër rrugë.
Incidenti i çuditshëm është aktualisht nën hetim zyrtar, me disa ekspertë që e lidhin këtë me gripin e shpendëve.
Por ekspertë të tjerë thonë se diçka e tillë ka lidhje me centralin bërdhamor në qytet.
Pamjet në mediat sociale treguan rrugët ruse të mbushura me qindra kufoma zogjsh.
Departamenti lokal veterinar i Saratov ka filluar një hetim mbi fenomenin e pazakontë. /noa.al/