Ngjarja e rëndë e 15-shtatorit e ndodhur në Bathore, ku kunati vrau me a rmë zj arri kunatën, tronditi mbarë opinionin publik.
Jetmira Hasani 34-vjeç, nëna e një fëmije 8- vjeç gjeti vd ekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shkaktuara nga a rma e zj arrit që kunati i saj përdori.
Ka qenë ora 17:40 kur krimi u krye brenda familjes. Jetmira u qëllua për vdekje nga kunati me breshëri pl umbash, familjarët me dhimbje të madhe tregojnë se konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, madje e ndjera ishte e divorcuar prej 5- vitesh.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës, e cila e ka parë të gjithë skenën e krimit, pasi atë ditë po shoqëronte Jetmirën të mblidhte plaçkat. Ajo jep detaje rrëqethëse dhe thotë se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste ish-kunatën.
“Unë kam qenë te kunata atë ditë se po paketonte plaçkat. Nuk na lanë neve që të hynim në banesë për ta ndihmuar. Mori po licinë në telefon kunata që të na linin të merrnim plaçkat. Erdhën po licët i thanë vjehrrës të hapte derën që të merrte plaçkat ish-nusja. Vjehrra e kundërshtonte po licinë. Kunatës i tha vjehrra të vijë çuni të jetë prezent këtu. Erdhi ai Tanushi këtu, edhe ai me të njëjtat fjalë. Por meqë ishte po licia morëm gjysmat e rrobave me një mjet të vogël, ndërsa ditën e dytë kunata shkoi sërish atje dhe ai i thoshte fjalë që do të v ras, do të bëj… Kunata ia kthente: Hajde më vrit pra, se unë e vr ame jam, se më nxorët nga shtëpia mes katër rrugëve. Erdhi po licia edhe ditën e dytë. Po të njëjtët po licë erdhën, bëhej debat sërish.
Po licia e bindi atë, bëmë sërish të njëjtën gjë. Sapo ikën po licët, kishin mbet vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki. Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr…ai e qëlloi me një plumb kunatën…më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap…pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”.