Loading...

Familja e Gramoz Palushit thyhen heshtjen pas shumë vitesh/ Jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u v ra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke.

Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.”, rrëfeu i ati.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me radhë.

“Këto organizmat e kanë shpallur me 24 dhjetor të 2004-ës, mirëpo Komiteti i Vlerësimit të Figurave nuk e dha. E shpallën dëshmor në vitin 2015, dhe i kanë vendosur një 70 mijë lekësh”, shtoi ai.

Mirushi, i vëllai i tij rrëfen se si ndihet kur shikon pankartat e shumta nëpër stadiume në kujtim të vëllait të tij. “E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar”, tha i vëllai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com