Roby Baggio është një ndër lojtarët më të mëdhenj të Italisë dhe më gjerë.
Ish-sulmuesi i shquar i Juventus, dikur rival me një tjetër ikonë të Seria A, ka ndarë një foto, krah legjendës, Francesco Totti.
“Gëzuar ditëlindjen kapiteni i madh Francesco Totti!!”, shkroi Baggio, shoqëruar me një foto të fundit, krah tij.
Francesco Totti sot feston ditëlindjen e 44-ët, në ditën kur Roma e drejtuar nga Fonseca do të përballet me Juventus.
Ndërkohë, klubi ‘Giallorossi’, në profilin e tij në Twitter, uroi ish-kapitenin: “Gëzuar ditëlindjen Francesco” – shoqëruar me dy zemra mbi kolazhin e shumë fotove me fanellën e ekipit, që ai përfaqësoi për mbi tridhjetë vjet.
Totti më tej mund të emërohet nëndrejtor i Romës, në vend të Baldissoni, ose drejtor teknik i këtij ekipi.
Ikona, kampioni Bote më 2006, luajti me ekipin kombëtar të Italisë 58 ndeshje dhe shënoi 9 gola.
Pasimet, asistimet dhe golat e tij mahnitën të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës.
/NOA.al