Kristian Kazaki ishte djali 10-vjeçar shqiptar, i cili v diq të shtunën në mbrëmje në Petritoli pas një ak sidenti rrugor. I tërë komuniteti i zonës është shokuar nga ngjarja tragjike.
Babai i tij Toni, i cili mbeti i p lagosur, është ende në gjendje kritike për jetën.
Djali ishte me të atin në makinë, kur ndodhi ak sidenti tr agjik. Toni doli nga rruga me makinën e tij Panda, dhe për fat të keq nuk mund të bënte asgjë, për fëmijën e vogël.
Sipas hetimeve fëmija është hedhur nga makina, për të shpëtuar, dhe ndërroi jetë në vend.
Kristian, i cili kishte edhe një motër më të madhe, Klarisa, kishte lindur në Itali nga dy prindër shqiptarë dhe jetonte me familjen në Petritoli.
Ai ishte një nxënës shembullor.
Nëna e tij punonte kamariere në një restorant të njohur. Lajmi për vdekjen e fëmijës së vogël tronditi qytetin dhe zonën rreth Fermo, teksa djali është përcjellë sot me dhimbje dhe mes lotësh për në banesën e fundit.
/NOA.al