Loading...

Dashuria nuk njeh moshë është vërtetuar shumë herë/ 40 vite më e madhe se i fejuari,60 vjeçarja: E putha dhe rashë në dashuri

Që dashuria nuk njeh moshë është vërtetuar shumë herë edhe pse akoma njerëzimi e vë në dyshim, por këtë herë këtë e ka provuar edhe një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me plot 40 vite diferencë.

Pam Shasteen, 60 vjeç, është fejuar me një djalë 21 vjeç të quajtur Jonathan Langevin.

Çifti u njof në shkurt 2018, pasi Pam mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në një aplikacion takimesh.

Ata u njohën në këtë aplikacion, në të cilin Jonathan tregoi moshën e tij dhe Pam u ndje shumë keq se ajo ishte shumë e moshuar para tij.

Por çuditërisht Jonathan nuk e kishte pasur problem dhe gjithmonë i pëlqente të kishte një grua të moshuar në jetën e tij.

Pra të dy pas shumë bisedash në kamerë vunë re që ato kishin shumë të përbashkëta. Pas një kohe ata u takuan dhe dhanë puthjen e parë. Që nga ai takim të dy ranë në dashuri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com