Loading...

Bylykbashi: Më 25 prill Rama takohet me fundin politik

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik ka akuzuar Partinë Socialsite se për dy muaj mbajti në sirtar 7 ligjet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor,

Sipas Oerd Bylykbashit, Edi Rama ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa nënvizon se presioni i opozitës dhe ndërkombëtarevë bëri që ligjet të kalojnë në Kuvend.

“Ligjet u miratuan në korrik në Këshillin Politik si pjesë e Marrëveshjes së 5 qershorit, por për dy muaj u mbajtën të fshehur në sirtarët e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik ditën e martë 22 shtator dhe presioni ndërkombëtar që përfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Por çfarë përcaktojnë këto ligje?

“Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencën për të hetuar shitblerjen e votës. Një ligj i shtrëngon rripat prokurorisë së zakonshme për të goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i tolerojë ato siç ka bërë deri më sot. Nje ligj qartëson rolin e policisë në zgjedhje që Kryeministri të mos i japë më urdhër policëve që të bëjnë fushatë për PS.

Ligjet e tjera godasin fenomene të tjera që cenojnë zgjedhjet”, vijon Bylykbashi.

Sipas tij, “sado që të përpiqet, më 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com