Loading...

Arr estimi i këngëtares së njohur në kufi, shoqërohej nga dy persona

Këngëtarja Fjolla Morina e arr estuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pi stoletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.

Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, po licia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një a rmë z jarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pi stoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Kjo bëri që po licia të arr estojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dy shuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arr estimi i tyre u bë për veprën penale “Tr afikimi i ar mëve dhe i mu nicionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Pr okurorisë së Kukësit. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com