Dy automjete janë përfshirë në një áksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Pérplasja ka ndodhur në afërsi të tunelit. Si pasojë e góditjes kanë ndërruar jetë dy vajza, ndërkohë që dy bashkëpasagjeret e tyre ndodhen në gjendje krítike për jetën te spitali i Traumës.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se vajzat të cilat ndodhen në spital janë: Nervida Garunja 23 vjeçe dhe Denisa Dibra 25 vjeçe nga Shkodra.
Vajzat udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen”, i cili u pérplas me mjetin tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema. Ky i fundit dyshóhet se ka qenë në gjendje të déhur, çka mund të jetë bërë dhe shkak i pérplasjes fátale./faxweb