Loading...

15-vjecarja humb jetën pas lojës në tik-tok, halla e saj thirrje prindërve: Veproni në kohë

Një vajzë nga Oklahoma, 15 vjeçe, v diq nga një mbid ozë ilaçesh pasi bëri një ‘sfidë virale’ në TikTok.

Adoleshentët marrin sasi të mëdha të ilaçeve, përmes kësaj loje vr asëtare.

Chloe Marie Phillips, nga Blanchard i SHBA, vdiq në orët e para të mëngjesit të 21 gushtit.

Ajo vdiq pasi piu mbid ozë kundër alergjisë “Benadryl”.

“Kjo duhet të ndalet”, shkroi pas ngjarjes tragjike Janette Sissy Leasure, halla e madhe e Chloe, teksa e tëra familja e vajzës është tronditur.

Loja e rrezikshme e TikTok është bërë modë, teksa adoleshentët inkurajojnë njëri-tjetrin për të marrë dhe pirë shumë si sfidë mes tyre.

Në maj, ne Texas, tre adoleshentë u shtruan në spital për të njëjtën arsye.

Benadryl është emri i markës së ilaçit difenhidraminë që jepet pa recetë.

Mbidoza e lartë mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru, kriza, dëmtim të trurit dhe vdekje.

Janette Sissy Leasure, halla e madhe e Chloe, postoi një mesazh tani të fshirë në Facebook, duke u kërkuar familjeve të jenë në gatishmëri për fëmijët që marrin pjesë në ‘sfidën Benadryl’ dhe lojërat e rrezikshme në Internet.

“Kjo duhet të ndalohet nga fëmijët tanë,’ – shkroi ajo në Facebook. Postimi i saj u raportua nga The Sun.

“Mos lejoni të zgjasë më shumë kjo lojë dhe të humbin jetën fëmijët … Unë nuk dua të shoh ndonjë familje të kalojë atë që që po kalojmë ne tani,” – shkroi ajo.

Policia shqiptare e ngriti shqetësimin e rrezikut të kësaj loje pak kohë më parë, por tha se ende nuk ka raste të konfirmuara, si shqetësuese, në vendin tonë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com