Loading...

Ylli Manjani me deklaratë të papritur: ‘Sharësve që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip: Ku ti keni ato të librit tuaj!’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur ditën e sotme me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale. I nisur nga mesazhet fyese e lavdëruese në në Facebook, Manjani sqaron një herë e mirë se për ata që e quajnë një politikan, ai nuk është i tillë. Manjani thekson se është elektron i lirë dhe jep mendimin e tij pa u ndikuar nga askush. “Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim”, shton Manjani në statusin e tij.
Postimi i Manjanit

Konstatime nga komentues të ndryshëm.

============

Pas një kohe disa mujore, mbrëmë bëra një pastrim të Inbox. Natyrisht i hodha një sy të tërësi cfarë shkruhej aty.

Ka shumë njerëz që marrin mundimin të më shkruajnë dhe, vetëm për këtë fakt ndjehem i nderuar. Edhe kur më shajnë njëfarë vlerësimi është që dikush ulet, harxhon kohë e shkruan dicka për ty. Shprehet. Lirohet.

Por çmoj se duhet të sqaroj dy kategori kryesore që më vjen si konstatim prej komenteve në inbox por edhe në murin elektronik të statuseve të mia.

1. Shumica e komentuesve më shohin si politikan. E kam sqaruar dhe më parë dhe po e bëj përsëri që unë NUK JAM POLITIKAN. Nuk kam mandat për të bërë politikë. Në fakt drejtpërdrejt nga njerëzit kurrë nuk kam patur mandat përfaqësues. Kurrë nuk kam qenë deputet, pra.

Kam kryer detyra që njihen si politike, por i mandatuar nga LSI, jo nga populli. Që prej janarit 2017 nuk kam më asnjë mandat as nga LSI e as nga parti apo individ tjetër politik.

Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim.

Kjo është e vërteta. Duan ti shohin mendimet e mia si të LSI apo të dikujt tjetër, le ta bëjnë! Por nuk është e vërteta kjo që duan të shohin. E vërteta është kjo që po ju them: jam qytetar i lirë që bëj komente dhe shpreh mendime për politikën, thjesht si shprehje e lirisë sime për tu shprehur. Kaq.

Në FB, jo pa qëllim nuk kam asnjë logo politike ( BAYERN MÜNCHEN nuk është një e tillë) sepse nuk shkruaj as për të mbledhë vota e as për të kërkuar mbështetje politike. Nuk kam as Page që të shkruaj për publikun e gjerë, por thjesht një llogari personale me miq virtualë me të cilët debatojmë mbi ide pa fyer askënd.

Pra nuk kërkoj mbështetje për politikë, se nuk kam ku ta coj. FB është një rrjet social, ku komentojm, analizojmë por bëjmë edhe humor.

2. Kategoria e dytë më e madhe e komentuesve më tërheqin vemendjen se kam qenë ministër.

Sipas tyre një ish ministër nuk duhet të shprehet, të flasë aq më pak të komentojë me humor shaka e ironi. Shoqe dhe shokë, apo zonja e zotërinj, miq e sharës të mi, kam kryer detyrën e ministrit për pak më shumë se 15 muaj. Edhe vetë e kam harruar tashmë atë periudhë ndërkohë që ma kujtoni ju.

Sinqerisht ju falenderoj!

Ju siguroj që atë detyrë e kam kryer më mend e mia brenda një mandati politik të dhënë nga LSI, deri sa ditën që kjo e fundit vendosi të mos binte dakort më me mendimet e mia, por u dakortësua me Kryeministrin Edi Rama. (Temë tjetër kjo..)

Ka disa që mendojnë se ato 15 muajt e mia si ministër janë më shumë se 30 vite ministra që kanë shërbyer e shërbejnë aty. Sdi çtë them për këta sepse është çështje memorie…

Por të qenit ministër nuk mund të jetë dënim për të mos folur, as nuk është heqje e lirisë për të menduar e për t’u shprehur. Përkundrazi kur dikush kryen detyra të tilla duhet të shprehet sa më shumë, mendoj unë.

Sa më takon nuk kam përtuar ti shpreh mendimet e mia dhe përgjatë atyre 15 muajve në detyrë. Ju kujtoj se për shkak të atyre mendimeve u shkarkova. Mund të kisha mbyllur gojën, sic më shkruajnë disa. Pa dyshim do isha ende andej vërdallë si të tjerët.

Po sinqerisht nuk e kuptoj dot këtë mesazh, që i thuhet një ish zyrtari pse fole atëhere dhe pse flet dhe sot?!

Aq më pak e kuptoj vëretjen për të qenë etik, për të mos bërë ironi, sarkazëm dhe shkruar fjalë të pakëndshme sepse kam qenë ministër. More tu pyes unë, si i dini ministrat ju që nuk dhjesin, që sbëjn turpe më gratë e tyre, a si?! ????????

Do ti themi të gjitha si të na vijë për ti thënë, me fjalë të falorit SHQIP-SHQIP. Mjafton të mos fyejmë dhe shpifim, kjo është e rëndësishme.

————-

P.S. Në kategorinë e sharësve me pagesë dua të veçoj komentin e plakave “vdeksh ishalla”. ????????????

Po, o plakat elektronike faleminderit që ma kujtoni se edhe unë do vdes! Se jam vdekatar si të gjithë ju. Por qoftë me radhë kjo punë!

Nga ana tjetër eglendisem shumë me frikën ndaj vdekjes (e kam dhe unë shumë atë frikë), sepse e di që ditën që nuk marr më frymë në këtë botë ska më asnjë rëndësi se cfarë ndodh. Nuk besoj hiç tek ato muhabetet e përtejme… Ndaj do llafosemi sa të kemi frymë, se andej matanë nuk është ashtu si thonë… ????Nuk punon më celulari andej…????????????

Sharësve të tjerë, që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip:

Ku ti keni ato të librit tuaj!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com