Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shpërthen në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku e quan “korb të mallkuar”
Ai u shpreh i pakënaqur me menaxhimin që qeveria po i bën situatës në Kakavijë.
Vasili tha se Rama nuk bën as përpjekjen më të vogël për të ndërprerë pushimet e për t’u shkuar në ndihmë qytetarëvë që po vuajnë.
“I thoni që të heshtë ky Korb i Mallkuar, pra KM-ja! Në Kakavijë po konsumohet një dramë humanitare që dhemb shumë. KM-ja është thjesht spektator dhe komentator. Por një komentator që i ngjan një Korbi të Mallkuar: që ndjell keq, që nuk ndihmon, që të lë në baltë, që jua hedh fajin shqiptarëve, që nuk lëviz gishtin, që nuk lëviz pushimet, që nuk lëviz ndihmat, që nuk lëviz paratë për të ndihmuar, por dhe kjo është më e liga edhe nuk pushon së foluri zi dhe papushim. Një ndihme mund ta japë KM-ja: TË MBYLLË GOJËN DHE TË HESHTË,”-shkruan Vasili.