Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë. Kështu durrsakët e mbyllin sezonin me një trofe, të dytin për nga rëndësia.
Djemtë e Detit mposhtën lehtësisht Tiranën me rezultatin 2-0. Me nga një gol për çdo pjesë, Teuta siguron kështu edhe një vend në Europë.
Sa i përket ndeshjes, kryeqytetasit dukeshin më të “nënshtruar”, kjo për shkak se objektivin kryesor për fitimin e kampionatit e arritën.
Në këtë sezon futbollistik të dyja skuadrat kanë ecur mjaft mirë.
Dhe si për koeçidencë, si Tirana ashtu edhe Teuta fituan nga një trofe në 100-vjetorin e themelimit si ekip futbolli. /noa.al/