Loading...

Rritet papërgjegjshmëria e shoferëve në rrugë/ Nd ëshkime dhe heqje patentash

Gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese duket se nuk po ndikojnë në uljen e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferëve.

Dhe këtë e tregojnë shifrat e autoriteteve që flasin për ndëshkime të qindra shoferëve çdo ditë.

Vetëm sot janë ndëshkuar 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit.

235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po ashtu janë ndëshkuar 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Apeli shkon për drejtuesit e automjeteve për t’u treguar të përmbajtur në timon, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com