Loading...

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për President të Kosovës: Përgjegjësi dhe nder

Është një ndër protagonistët kryesorë të politikës në Kosovë, dhe tani ka shpallur kandidaturën për President të vendit.

Ramush Haradinaj ka marrë pëlqimin e strukturave të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të kandiduar për këtë post.

Në mbledhjen e mbajtur sot, AAK ka diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend.

Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.

Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes.

Ky i fundit ka mbajtur më herët postin e Kryeministrit të Kosovës, ku muaj më parë u dorëhoq për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com