Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërsih akuzave të Presidentit, Ilir Meta, në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, në pikat kufitare të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë.
Pak momente pasi u akuzua nga Presidenti, për situatën, përmes një postimi në rrjetin social Twitter Rama tha se e njëjta situatë ndodhi edhe në Bullgari, por presidenti i këtij vendi nuk ka akuzuar qeverinë siç bën Meta.
“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!” – shkroi Rama.
“Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, mbylli Rama reagimin e radhës.
Meta falënderoi në reagimin e sotëm qeverinë greke dhe ambasadoren shqiptare në Athinë, për zgjidhjen e situatës, duje fajësuar atë shqiptare, madje bëri fajtor Ramën që juridikisht njihet edhe ministër i Jashtëm.
/NOA.al