Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pavarësisht kontestime të forta të opozitës për të mos pranuar zgjedhjet që u zhvilluan më 30 korrik, për shkak të periudhës së pandemisë, i njohu zyrtarisht ato duke dekretuar sot një për një të gjithë rektorët e rinj, të cilët dolën nga zgjedhjet e fundit.
“Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoja dekretet e emërimit Rektorëve të rinj të Universiteteve Publike të vendit tonë”, tha Meta, pas dekretimit të tyre.
“Mbetet detyrë parësore e tyre për t’i transformuar Universitetet tona në qendra më aktive shkencore për të konkuruar në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private”, shtoi Presidenti.
“Kërkohet angazhimi dhe vendosmëri për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e Universitetit”, u shpreh kreu i shtetit.
Shumë prej rektorëve u rizgjodhën në detyrë, si rektori i Mjekësisë, Arben Gjata, apo ai i Akademisë së Arteve, aktori Kastriot Caushi, ndërsa në krye univeërsitetit më të madh publik të vendit, UT, u zgjodh ish-dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha.
/NOA.al