Loading...

Njëri nga vëllezrit pranon autorsinë: Të gjithë flisnin për lidhjen me nënën

Njëri nga vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla, ka pranuar krimin.

32-vjeçari Sajmir Shera ka pohuar në polici se ështa ai që vrau Budllën, pasditen e 3 gushtit dhe jo i vëllai Arsil Shera.

Ai ka thënë gjithashtu se i vëllai 20 vjeç, vetëm e ka ndihmuar për transportin dhe se krimin e ka bërë pasi nuk i duronte dot fjalët që thuheshin për lidhjen e të ëmës me vijimin.

“Vrasjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Abdullain. Kam ikur nga Shqipëria prej fjalëve. Kur u ktheva ika në një shtëpi më vete. Pak ditë më parë mora vesh që Avbullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më”, ka thënë i riu.

Saimiri ka treguar se ka marrë automatikun kallashnikov, të cilin e kishte fshehur qysh prej vitit 1997 dhe më tej i ka kërkuar të vëllait që ta merrte dhe ta çonte aty ku Abdullai qëndronte me taksinë.

Më tej tregon se pas vrasjes në Fushë Prezë, u largua për në Fushë Krujë dhe se gjatë rrugës pa një kamion të ngarkuar me skrap dhe aty hodhi armën.

Edhe nëna e të ndaluarve gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar lidhjen jashtëmartesore, madje në celularin e viktimës është gjetur edhe një mwesazh i saj.

Ditën e krimit vëllezërit morën një makinë me qira, ku për ti fshehur targat, e mbuluan me dekorin “Me trashëgime çifti”, për t’u kamufluar si për dasmë.

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin tip ‘Volkswagen’ që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com