Loading...

Një shqiptare fiton cmimin’Aktorja më e mirë’ në Festivalin e Filmit ‘Lavazza Film Festival’

Ana Golja është shpallur aktorja më e mirë në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival”.

Aktorja dhe producentja shqiptare e cila jeton në Kanada, ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram lajmin, ku shpreh mirënjohjen e saj ndaj atyre që e vlerësuan.

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë ku u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës.

Në festival merrnin pjsë filma nga vende të ndryshme si Franca, Spanja, Kina, Rusia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, India dhe Kanadaja.

Me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto, aktorja me origjinë shqiptare mori çmimin prestigjoz të këtij festivali.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com