Dhunë dhe të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Selenicë. Ngjarja u shënua pasditen e djeshme, e hënë, ku të dyshuarit e vënë në pranga janë N.A., 31 vjeç dhe L.A., 26 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.
Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se më datë 31 korrik, në fshatin Lepenicë, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Xh.A.
Gjatë konfliktit ata e kanë goditur dhe kanosur këtë të fundit, si dhe dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin me armë gjahu.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, kryer në bashkëpunim./noa