Nëna Zenepja nga Shkodra është 110 vjeçe dhe jeton e vetme, por Shërbimi Social Shtetëror Shkodër është gjendur gjithnjë pranë saj.
Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali thotë se krahas ndihmës gjatë periudhës së pandemisë, sot nënë Zenepes iu sigurua edhe një dyshek spitalor, i përshtatur për nevojat e personave që nuk ecin.
“Përveç ndihmës gjatë periudhës së pandemisë, sot nënës iu sigurua një dyshek spitalor i përshtatur për nevojat e personave që nuk ecin, si edhe karrocë dhe ndihma të tjera.
Kjo është realizuar me ndihmën e vyer të “The Door” që prej kohësh është pranë familjeve në nevojë në Shkodër. Nënë Zenepja tashmë do të shëtisë dhe do marrë ajër në oborrin e shtëpisë saj”, ka informuar Sufali./atsh