Ndahet nga jeta Kostandin Ropi, personazhi i cili frymëzoi subjektin e filmit “Partizani i vogël Velo”.
Ndarja e tij nga jeta është bërë në moshën 90-vjeçare.
Ropi njihet si personi i cili doli partizan qysh 12 vjeç në mal, pasi i vranë prindërit.
I lindur në fshatin Leshnicë të Vithkuqit në vitin 1930, historia e tij frymëzoi shumë njerëz, aq sa u bë edhe film nga Kinostudio “Shqipëria e Re”.
Pas përfundimit të luftës Kostandin Ropi studioi kontabilitet, ndërsa më pas bëri shkollën ushtarake në Bashkimin Sovjetik.
Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake.
Pas daljes në pension ai u kthye në vendlindje në Korçë. Përcjellja e tij në banesën e fundit do të bëhet në orën 14.00 të ditës së sotme. /noa.al