Po licia e Vlorës njofton se një ak sident me pasojë vd ekjen e një 65-vjecari ka ndodhur në Orikum.
Makina me të cilën udhëtonte i moshuari ka rënë në kanal, duke bërë që të ndërrojë jetë në vend.
Ndërkohë, në Sazan një person ka rrezikuar mbytjen, ndërsa riojet bregdetare janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Njofitmi i po licisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.
—-
Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mb ytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.
Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.