Loading...

Leipzig bën historinë duke siguruar kualifikimin për në 4 më të mirat e Europës

Skuadra gjermane e Leipzig ka bërë historinë duke siguruar kualifikimin për në 4 më të mirat e Europës, në Ligën e Kampioneve.

Gjermanët mposhtën me rezultatin 2-1 spanjollët e Atletico Madrid.

Dani Olmo ishte ai që shënoi fillimisht në minutën e 50 por spanjolllët pak minuta më vonë fituan një penallti që u kthye në gol nga Joao Felix.

Kur u mendua se ndeshja do të shkonte me shtesë, në minutën e 88′ një goditje nga distanca e Adams bëri që topi të devijohej pa fat nga Savic në portën e skuadrës së tij Atletico Madrid.

Skuadra gjermane tashmë do të luajë në gjysmëfinale kundër PSG.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com