Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe vaksinën për lu ftimin e Covid-19.
Ai thotë se të gjithë e kanë të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshëm të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pa ndemisë Covid-19.
Sipas tij, synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit Covid-19 sapo të jetë gati vaksina.
Ai shton se për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-Covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish.
“BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-Covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj. Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës. Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-Covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!”, shkruan Basha.
Ai thotë se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë dhe se qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.
Basha deklaron se nuk mund të vazhdohet më kështu dhe se pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.
“Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit”, thotë ndër të tjera lideri i opozitës.
Në mbyllje ai përsërit thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së.
“Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej ti”, deklaron Lulzim Basha. /noa.al