Loading...

Kim Jong-Un në koma prej disa mujash, motra e tij planifikohet të marrë kontrollin e Koresë së Veriut

Kim Jong-Un ndodhet në koma prej disa mujash dhe motra e tij është planifikuar të marrë kontrollin e Koresë së Veriut.

Diplomati i Koresë së Jugut nuk ka hequr dorë nga pretendimet e tij, kur pretendoi më herët të njëjtën gjë, por pati edhe spekulime të shumta, se udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të ketë vdekur.

Diplomati i Koresë së Jugut ka pretenduar sërish, përmes informacioneve që ai zotëron, se diktatori Kim Jong Un nuk ka dalë ende nga koma.

“E vlerësoj se është në gjendje koma, por jeta e tij nuk ka mbaruar”, tha Chang Song-min.

Ai pretendoi se të gjitha paraqitjet publike të liderit në muajt e fundit janë falsifikuar.

Ai shtoi se motra e diktatorit, Kim Yo-jong, 33 vjeçe, është planifikuar të marrë përsipër detyrën e tij, madje ajo aktualisht është duke e bërë një gjë të tillë.

Chang Song-min, një ish-ndihmës i presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson se Kim vazhdon të jetë në koma që nga prilli dhe se të gjitha paraqitjet e tij publike janë falsifikuar.

Chang spekuloi që Kim Yo-jong, motra më e vogël e diktatorit, tani është duke u kujdesur për udhëheqjen pasi shefat e shërbimit të intiligjencës në Korenë e Veriut, pretenduan se ajo ishte promovuar “de-fakto” nga i vëllai si nënkryetare e vendit.

Në fillim të kësaj jave, u pohua se Kim Jong Un e kishte caktuar motrën e tij në komandën e dytë të Koresë së Veriut.

Kim Jong Un, i cili thuhet se është i moshës rreth 36 vjeç, është parë vetëm disa herë këtë vit mes spekulimeve në prill që pas një operacioni “të acaruar’ në zemër, e kishte lënë atë në një gjendje kritike për jetën, ose madje edhe të vdekur.

Ndërsa ai është shfaqur në publik disa herë që nga ajo kohë, daljet e tij janë zvogëluar në mënyrë dramatike pas këtyre pretendimeve.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com