Padiskutim që të gjithë e mbani mend, pasi filmi “I vetëm në shtëpi” është ndër më të ndjekurit.
Në film quhej Kevin, djali çapkën që arriti të kalonte sfidat me dy personazhe ngacmues.
Dje ai festoi 40-vjetorin e lindjes.
Macaulay Culkin, pas suksesit në filmin “Home Alone” (I vetëm në shtëpi), jeta i mori një rrjedhë komplet tjetër.
Aktori gjithmonë ka pretenduar se familja e ka përdorur suksesin e tij, madje ai vetë asokohe deklaroi në një intervistë se babai po i shfrytëzonte pasurinë.
Jeta e tij ka qenë e vështirë, aq sa në moshën 18-vjeçare filloi drogën dhe alkoolin. /noa.al/