Loading...

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë

Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, edhe pse ishte një ndër emrat më të votuarat nga baza e PD-së, Shkodër.

Topalli u shpreh se “Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione”, duke refuzuar kështu propozikin për t’u rikthyer sërish në PD, gati një vit para zgjedhjeve parlamentare.

“LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.

E njohur si kritike e fortë e Lulzim Bashës, Jozefina, megjithatë ishte ndër emrat e propozuar nga baza demokrate në Shkodër.

Ndërkohë refuzimi sjell automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm të PD-së, pasi në udhëzimin e selisë blu parashikohet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit, nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen edhe fazës së dytë.

Ish-kryeparlamentarja dhe ish nën-kryetarja e PD-së ka vendosur kështu që të mos rikthehet, për aq kohë sa kryetar i forcës politike ku ajo bëri pjesë, të jetë Basha.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com