Një i ri shqiptar në Itali është pl agosur rëndë në det, teksa kishte shkuar për të pushuar.
24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në një prej plazheve të Çezenës dhe hyri në det për t’u larë.
Ai u hodh me kokë, pa e ditur se në atë vend nuk kishte thellësi.
Për pasojë ai ra me kokë mbi disa shkëmbinj duke marrë p lagë të shumta.
Ishin disa pushues të tjerë që e panë nga larg dhe shkuan për ta ndihmuar dhe bashkë me rojen bregdetare e nxorën në breg.
Për ta dërguar në spital u desh edhe ndërhyrja e një helikopteri. Bëhet me dije se gjendja e tij është e stabilizuar. /noa.al/