Loading...

Itali/ Kush është shqiptari që humbi jetën pasi u hodh në pishinë

Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetes se një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Bëhet fjalë për një person i cili u hodh në pishinën e hotelit dhe humbi jeten menjëherë më pas, mbase goditi kokën në dysheme.

Tr agjedia për 40 vjeçarin shqiptar ndodhi natën midis të shtunës dhe të dielës në Lido Savio, në Ravenna.

Mediat italiane shkruajnë se ai është Edmond Vistaraj, i martuar, baba i dy fëmijëve, banues në Carugate.

Hipoteza kryesore për shkakun e vd ekjes është një dëmtim i kokës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri ishte me miqtë që festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com