Loading...

Itali/ 4-vjeçarja me kombësi shqiptare bie nga dritarja e katit të tretë të një ndërtese

Një vajzë 4-vjeçare me kombësi shqiptare ra nga një dritare e katit të tretë të një ndërtese, në komunën e Sestri Levante, Itali.

Vajza e vogël ishte në shtëpi me vëllain e saj 5-vjeçar dhe kushëririn 13-vjeçar, kur ndodhi aksidenti.

Ishte ky i fundit, që bëri thirrjen për ndihmë.

Policia, personeli mjekësor dhe vullnetarë, shkuan menjeherë për shpëtimin e fëmijës.

Vajza e vogël u intubua dhe u nis me helikopterin e zjarrfikësve “Drago”, për në spital.

Halla e fëmijës i kishte lënë vetëm në shtëpi, për një punë që i kishte dalë, dhe të tre ata ishin duke luajtur fshehurazi. Befas fëmija do të ngjitej në një karrige dhe do të binte poshtë nga kati i tretë.

Kjo u konstatua nga policia e Sestri Levante, teksa ngriti dinamikën e ngjarjes.

Vajza e vogël aktualisht është shtruar në spital, në Repartin e Kujdesit Pediatrik të Gaslini, ku po i nënshtrohet analizave të hollësishme mbi dëmin që ka pësuar prej rënies.

Për momentin pas ndihmës së parë ajo është qetësuar disi, por mjekët janë rezervuar të japin më tepër të dhëna mbi fatin e saj.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com