Një grindje mes çifti ka nxitur po licinë italiane në Ravena që të shkojë për të ndërhyrë në mosmarrëveshjen që kishte plasur.
Por një kontroll i avancuar i grupit po licor, çoi në zbulim surprizë kokaine dhe arme zjarri.
Në këto kushte, T.D., një 30-vjeçar shqiptar, ka përfunduar në pranga për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, posedim lëndësh narkotike dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
Agjentët, pasi kontrolluan shtëpinë e dy bashkëshortëve, thanë se kishin gjetur dhe sekuestruar 285 gramë kokainë, një revolver të tipit Smith & Wesson, kalibri 38, si dhe shuma prej 4,440 euro që konsiderohet se ishte e ardhur nga veprimtaria e tregtimit të drogës. /noa.al/