Loading...

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj

Amy Davies kishte humbur macen trivjeçare Georgie në një vend kampingu në Skoci në vitin 2008. Ajo kishte menduar se nuk do ta shihte kurrë macen.

Por për befasi të saj kafsha shtëpiake që kishte humbur para 12 vjetëve, është gjetur. Macja kishte qëndruar në vendin e njëjtë të kampingut, shkruan Daily Mail.

Macja kishte udhëtuar me familjen e Daviesit nga Rochdale për në kampin Rowardennan në Skoci, para se të zhdukej ndërsa ata po planifikonin të ktheheshin në shtëpi në tetor të vitit 2008.

Megjithëse kërkimin në atë zonë, familja nuk arriti të gjente macen. Ata shpresonin se dikush do ta gjente macen dhe do t’i kontaktonte fal mikroçipit në qaforen e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe macja kishte qëndruar në parkun e kampingut, ndërsa për të ishin kujdesur dhe e kanë ushqyer stafi në atë vend. Kur filloi mbyllja shkaku i koronavirusit, një anëtar i shqetësuar i stafit të kampit më në fund e pa se macja është e pronarëve nga veriu i Anglisë, pasi çipi ishte skenuar nga një organizatë bamirëse për mbrojtje të kafshëve.

“Ne na u thye zemra kur Georgie nuk u kthye. Ishte shumë mirë kur dëgjuam se Georgie jo vetëm që ishte mirë, por edhe po kalonte kohë të mrekullueshme në kamp”, ka thënë Amy.

Derisa numri i telefonit në çip më nuk ishte aktiv, u dërgua një email dhe letër te pronarët e maces.

Megjithë gëzimin e gjetjes së Georgiet pas gjithë këtyre vjetëve, macja do të vazhdojë të mbetet te “Mbrojtja e Maceve”, ndërsa do të tentohet të gjendet një shtëpi e re për të.

“Instinkti më thoshte të nisem me veturë dhe ta marrë menjëherë Georgien, por kemi edhe një mace tjetër nëntëvjeçare. Kur fola me qendrën e dija se nuk do të ishte e përshtatshme ta kthenim Georgien tash. Është vërtetë e trishtë që gjatë gjithë kësaj kohe ne nuk do të ribashkohemi, por duhet të bëjë më të mirën për Georgien”, ka thënë pronarja Amy./abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com