E gjithë jeta jonë tani duket se po rrotullohet rreth koronavirusit.
Problemet e tjera çuditërisht janë harruar, edhe pse janë ende aty, si para shfaqjes së virusit, madje problemet mund të jenë edhe më të mëdha tani, pavarësisht se për to, flitet gjithnjë e më pak.
Gazetarja Rudina Xhunga, përmes një “story” në instagramin e saj ka treguar punën që po bëhet në çdo cep të Tiranës për të ngritur pallate sa më të larta, ndonëse shumë prej tyre bllokojnë të tjerat që ndodhen rrotull.
Ajo në shenjë revolte është shprehur se duket sikur askush nuk e vë re këtë ‘katastrofë’ dhe këtë e quan babëze që ka nevojë për ‘kurim apo vaksinë’.
Koronavirusi nuk është asgjë, teksa ajo thotë se na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë.
Këtë vaksinë gazetarja e lidh me mosndryshimin dhe babëzinë që kanë shumë njerëz duke prekur edhe të drejtën elementare të të tjerëve, siç është drita dhe dielli.
/NOA.al