Loading...

Fotoja e 84 vjeçares në njoftimin e vd ekjes bën xhiron e rrjetit/ Familjarët: ‘Kemi zgjedhur këtë foto, sepse mamaja ishte e tillë dhe nuk donte t’ia dinte’

Një 84 vjeçare ka ndërruar jetë në Itali disa ditë më parë, por lajmërimi për vdekjen e saj bëri xhiron e rrjetit.

Kjo për shkak të fotos së pazakontë që familjarët kishin zgjedhur në njoftimin e vdekjes, ku 84 vjeçarja ka treguar gishtin e mesit.

Siç shkruajnë mediat italiane, familjarët janë shprehur se: “Kemi zgjedhur këtë foto, sepse mamaja ishte e tillë dhe nuk donte t’ia dinte.”

Gjithashtu familjarët kanë thënë se kanë menduar ta vendosin foton dhe në pllakën e varrit ku do të prehet e moshuara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com