Helikopterët e Forcave të Armatosura kanë qenë këto ditë në krye të detyrës duke shuar vatrat e zjarreve në vend.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një video, nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.
Ministrja Xhaçka ka përshëndetur dhe vlerësuar sot punën e efektivëve të Forcave të Armatosura, teksa ka publikuar një video nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.
“Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër” është shprehur Xhaçka./atsh