Loading...

Flet nga shtrati i prekuri me Covid: ‘Lutuni për mua!E pesta ditë dhe flaka po më del’

Zekri Agushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjatë luftës ka humbur edhe njërin krah, ka publikuar një video ku thotë se është prekur nga COVID-19. Ai tregon sesi po e përjeton sëmundjen e vështirë në shtrat, ndërsa apelon që të luteni për të, për t’ia dalë mbanë.

Nga videoja, i shtrirë në shtrat, në gjendje të rënduar, mezi flet, teksa i dridhet edhe zëri.

“Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe”.

“Dikush ka simptoma shumë të rënda, dikush më të lehta”, thotë ai.

Agushi tregon se ka 5 ditë me temperaturë dhe në një rast kur i është dashur të ngrihet, është rrëzuar në banjo, madje i ka humbur vetëdija.

“Më ka humbur fuqia. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur edhe vetëdija”.

“E pesta ditë dhe flaka më doli”, thekson ai.

“Jam invalid i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mua të madhit Zot”, shprehet më tej Zekri Agushi, në videon që ndau dhe e bëri publike në Facebook:

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com