Një person ka humbur jetën teksa ka rënë nga zetori. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, e enjte, në fshatin Dhrovjan të Sarandës.
Duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar ak sidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, Riza Nanushaj, 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /noa.al