Një viç i pazakontë, i ardhur në jetë me dy koka, ka shokuar banorët e një fshati të tërë.
Viçi lindi në kontenë kineze të Dejiang, në provincën e Guizhou, duke shokuar të zotët, për shkak se kishte dy kokë, dy palë veshë, dy gojë dhe katër sy.
Viçi erdhi në jetë të shtunën e kaluar, pas një lindje të vështirë prej shtatë orësh, siç thotë pronarja e tij me emrin Zhang.
Gruaja tregon se viçi nuk ishte në gjendje që të qëndronte vetë në këmbë, por pinte qumësht me të dy gojët.
Viçi i pazakontë tërhoqi vëmendjen e banorëve të fshatit, të cilët shkuan në shtëpinë e Zhang për ta parë, duke e filmuar dhe duke ndarë pamjet në rrjetet sociale.
Një ekspert i zonës tha se viçi me dy koka, ndan të njëjtin fyt dhe pritet të rrisë katër palë brirë, shkruan noa.al. Megjithatë nuk dihet ende se si do të ecë jetëgjatësia e tij.
Dyshohet se viçi ka pësuar mutacion gjenetik gjatë kohës që ishte ende në barkun e lopës. /noa.al