Loading...

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar radhë thuajse 20 kilometra.

Emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në Greqi, prej orësh tashmë janë bllokuar në trafikun e krijuar, duke sjellë një situatë të tensionuar paraditen e sotme.

Ata kanë zbritur nga mjetet dhe kanë bllokuar rrugën, teksa kërkojunë që të kalojnë kufirin.

Qytetarë të shumtë e kanë gdhirë natën në kufi, pas mbylljes së pikës së kalimit në orën 22.00. Kjo ka bërë që në shenjë proteste ditën e sotme të bllokojnë rrugën, duke mos lejuar asnjë mjet që të kalojë.

Po ashtu ata kanë debatuar me policinë kufitare, duke kërkuar zgjidhje.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Pikat e kalimit të hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com