Loading...

Britania e Madhe bën të detyrueshme karantinën për tre shtete të tjera

Britania e Madhe ka vendosur që udhëtarët që do të vijnë nga Kroacia, Austria dhe shteti i Trinidad dhe Tobago, duhet të rrinë 14 ditë në karantinë.

Ky fakt u bë me dije nga sekretari i transportit, Grant Shapps, duke njoftuar se kjo masë do të hyjë në fuqi duke nisur nga ora 04.00 e mëngjesit të së shtunës.

Në të njëjtën kohë, Shapps njoftoi se personat që do të vijnë nga Portugalia, e cila ishte në listën e karantinës së detyrueshme, nuk duhet të vetizolohen.

Kjo heqje mase vjen pas shifrave në rënie të infektimeve nga Covid-19. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com