Bayern Mynih kalon në gjysmëfinalen e Champions League, duke shënuar një fitore të thellë ndaj Barcelonës.
Në ndeshjen e sotme, bavarezët e mposhtën me rezultatin 8 me 2 kundërshtarin.
Kjo bëri që fituesi i topit të artë, Lionel Messi të dalë me kokën ulur nga fusha.
Një fitore absolute kjo e mbrëmjes së të premtes për Bayern, ndërkohë që Barcelona pëson një prej humbjeve më të thella të viteve të fundit.
Pas fitores së sotme, Bayern do të përballet në gjysmëfinale m e fituesin që do të dalë nga ndeshja Manchester City-Lion.