Futbollistët e Bayern kanë dalë triumfuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG me rezultat 1:0.
Autor i golit ishte Coman në minutën 60, të cilin trajneri Flick e vendosi në ekipin e parë pasi tha se francezi është plot energji dhe ka dëshirë të mposhtë ish-skuadrën e tij.
Kingsley Coman kishte serish rast për 2:0 në minutën 62, por ishte Silva ai që shpëtoi portën franceze.
Ky ishte goli i 500 i Bayern në Ligën e Kampionëve, të cilët u shpallën kampion për të gjashtën herë në këtë kompedicion.