Një 47 vjeçare që prezantohej si pedagoge pranë universitetit të Durrësit, u dërgua për gjykim nga pr okuroria, për mashtrim.
D.Marku dy shohet se shfrytëzoi shoqërinë me një grua, dhe dy vite më vonë i tha asaj se mund “t’i gjente një vend pune”.
Pr okuroria e nisi hetimin pas de noncimit të D. Bicja, e cila tregoi se e takoi pedagogen e rreme në drejtorinë arsimore Fier. Takimi mes dy grave ndodhi në fillim të 2018 dhe më vonë të dyja e mbajtën komunikimin përmes rrjeteve sociale dhe përmes telefonit.
Vi ktimës ju tha nga ma shtruesja se ajo ishte pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe se kishte njohje të shumta në sistemin arsimor, konkretisht në drejtorinë arsimore të rrethit bregdetar.
Në mars 2020, sipas burimeve të gazetës “Si”, Bicja i kërkoi” profesoreshës” t’i sistemonte në punë si mësuese, kunatën A. M. Pas aprovimit, kunata ka tërhequr nga banka 150 mijë lekë të reja dhe ia ka dorëzuar asaj.
Por teksa prisnin për emërimin si mësuese, Marku ka nisur nga jusfitikimet për vështirësitë që po haste dhe se nuk po realizonte dot takimet për shkak të distancimit social.
Prokuroria thekson në mbyllje të he timeve se “në dy telefonat e pedagoges së rreme, vi ktima ka komunikuar në njërin prej tyre 51 herë ndërsa në tjetrin pas mashtrimit ka kryer 44 telefonata. Që të gjitha pa rezultat”.
Sipas hetimit të prokurorisë që ka vazhduar me kqyrjet, provohet gjithashtu tërheqja e shumës prej 150 mijë lekë nga një bankë në kryeqytet.
Ditën tjetër, pas takimit me D. Markun dhe dorëzimit të parave, gruaja ka dorëzuar në drejtorinë arsimore, dokumentet dhe një kërkesë për të filluar punë si mësuese.
Burimet tregojnë se kur drejtoria arsimore ia ka kthyer pas dokumentat, pedagogia e rreme i ka shkruar “rri e qetë se do merrem unë”.
Pas kërkesave të shumta dhe pritjes për të filluar punë, gratë i janë drejtuar pr okurorisë hetime.
Edhe pse në fashikull është administruar edhe një kontratë noteriale që mban datën 22 qershorit 2020 ku vërtetohet që “profesoresha” i ka kthyer paratë, prokuroria nuk i ka pushuar hetimet, me argumentin se ajo ka mashtruar duke premtuar një vend pune, ndaj dhe ajo do të gjykohet për këtë vepër.
/NOA.al