Loading...

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vizitoi sot Vasilin, një bletar nga Dukati i cili kujdeset për 110 kosheret e bletëve dhe është mbështetur me fonde nga qeveria për të vijuar me sipërmarrjen e tij.

Leli thotë se 110 kosheret e tij janë kthyer në një stacion turisitik, jo vetëm sepse udhëtarët blejnë mjaltë, por edhe sepse ai të tregon kuriozitete të jetës së bletëve.

‘Është një ndalesë interesante sepse shohim nga afër procesin e mbledhjes së mjaltit që bëhet gjatë këtyre ditëve. Për Vasilin, ky ka qenë një nga vitet më të mira të prodhimit dhe me mbështetjen tonë uroj që të gjitha vitet të jenë kështu”, thotë kryetari i bashkisë.

Leli theksoi se programet e qeverisë janë në favor të ngritjes së bizneseve dhe kryesisht në favor të bujqësisë dhe fermerëve, si një shtysë për të punësuar më shumë njerëz për të rritur kapacitetet. “Jam shumë i surprizuar nga mënyra sesi ti punon dhe mund të them që kjo është një eksperiencë fantastike. Njerëzit që merren me bletët janë njerëz me pasione të veçanta”, u shpreh Leli.

Nga ana e tij, Vasili vlerësoi mbështetjen me grante që i është bërë për të vazhduar me punën e tij teksa tha se këtë punë nuk do ta linte as për një punë tjetër që mund t’i siguronte më shumë të ardhura.

“Unë mund të gjej një vend pune me më shumë të ardhura, por dua të merrem me bletët. Unë mund të rri pa bukë edhe bletët nuk i lëshoj”, u shpreh ndër të tjera Vasili./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com