Loading...

Zbulohet me saktësi fenomenale qendra e gravitetit e Sistemit Diellor

Qendra e gravitetit e Sistemit Diellor është identifikuar me një saktësi prej 100 metrash, si kurrë më parë, çka do të thotë saktësi fenomenale, sipas studimit të botuar në revistën ”Astrophysical Journal” nga astronomët e Universitetit Amerikan të Vanderbilt.

Qendra nuk është saktësisht në mes të Diellit, por vetëm jashtë sipërfaqes së tij, për shkak të tërheqjes gravitacionale që planetëve të ndryshëm që ushtrojnë mbi të, duke ndryshuar paksa pozicionin e tij.

Për të arritur këtë matje, studiuesit përdorën programe speciale, të përdorura në studimin e pulsarëve, yje që rrotullohen shumë shpejt, duke lëshuar rrezatim në intervale të rregullta, siç janë fazat e dritës kozmike.

“Nuk ishte e lehtë të vihet në pah qendra e gravitetit me përpikëri, për shkak të efekteve të shumta gravitacionale të përfshira, për shkak të trupave të ndryshëm qiellorë të Sistemit Diellor, duke filluar me Jupiterin gjigant”, theksuan autorët e studimit.

”Kjo risi mund të jetë e dobishme në studimin e valëve gravitacionale, e cila kërkon njohuri për pozicionin e Tokës në lidhje me qendrën e gravitetit të sistemit diellor”, theksuan autorët./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com