Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u pa sot në zyrën e Kryeministrit Rama.
Zyra e shtypit e Ambasadës ka publikuar detaje të bisedës mes tyre.
Marrëveshja politike, e ndërmjetësuar edhe nga ndërkombëtarët, ka zënë një vend të rëndësishëm në këtë takim.
“Ambasadorja Kim u takua me Kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”, sqaron zyra e shtypit.
Këshilli Politik rinisi punën ditën e djeshme, këtë herë për të diskutuar ndryshimet kushtetues në një nivel më të lartë përfaqësimi politik.
Por opozita jashtë Parlamentit është shprehur kundër diskutimeve për çëshjte të tjera nga ato që janë dakordësuar në marrëveshje.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama tha se hapja e listave nuk është një alternativë, por angazhim përballë qytetarëve. /k.k/noa.al/