Loading...

Vllaznia shpallet sërish kampione e Shqipërisë për femra

KF Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë për femra në futboll! Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

Në një kohë që titullin e kishte siguruar që në javën e parafundit, Vllaznia triumfoi edhe në ndeshjen përmbyllëse të sezonit duke mposhtur Tirana AS me rezultatin 4-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të takimit ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bicaj, dhe ish-futbollisti i mirënjohur, Sulejman Demollari ata që i dorëzuan trofeun e kampionit Vllaznisë.

Për t’u theksuar fakti që skuadra e Vllaznisë për femra fiton titullin e shtatë kampion radhazi. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com