Loading...

Vendosa dhe unë fshatari, u nisa në orën tetë. U vesha u pispillosa, thashë do kriposem në detë :) – Nga Andrea Vangjeli

Vendosa dhe unë fshatari
U nisa në orën tetë
U vesha u pispillosa
Thash do kriposem në detë

Ja mbrita në buz të detit
Plazhin publik po kërkoja
Kur e pash plot me shezllone
Nga hutimi më ik goja

Nga që s”kisha rrug tjetër
Ika zura një shezlon
E zura fare nga cepi
Se s”doja të kesh gjiton

Kapardisur si “pasha”
Pes mij lek kisha në xhep
Pran vetes mbaja qeskën
Një domate e një qep

I kisha bër llogarit
Pes mij lekshen ta harxhoja
Tre mij lek më bë shezloni
Në fytyr më hipi boja

Rrija me sy ndiqja dallgët
Ëndërroja pije, meze
Kur shoh te shezlloni ngjitur
U shtri një “lop” hollandeze

Ah thash që nuk paskam fat
Si gjithmon më hecën ters
Bukuroshja bullafiqe
Kish me vete nip e mbes

Nisën të shqyejn shalqinin
E rrufitën që të tërë
Dhe pa pik të edukatës
Lëkurat mbuloj me rërë

Edhe ju drejtova zonjës
Mbeturinat pse mbulove
Duhet mbajt pastër ambjenti
Nip e mbes s’i edukove

Zonja me syzet mbi sy
Më tha ti o rrot e rrotës
Mos fol më se s”të duroj
Mos u mer me punë të botës

Mbylla gojën nuk e çjepa
Zonjës nuk ja kisha ngen
Kur e sho u zhyt në det
Ishte baraz me balen

Buzqesha me ironi
Gojës i vura “qefin”
Se dhe vet s”jam elegant
Barazohem me delfin

Ah thash që s”më ecën fare
Si në krah nuk pata goca!
Kur dëgjoj një zë mbi kokë
Çou se jemi Taks-Forca

Do na falësh zotëri
Po do çoesh nga shezloni
Se ky quet plazh publik
Mase s”të ka ardh kuponi

U çova e nuk bëzëjta
Veç gulçoja mu si gic
Kur i sho të gjith shezlonat
Transportuan me polic

Nga një anë më erdhi mirë
Po prap s”më pëlqeu shija
Pse çdo punë këtu tek ne
Do përdoret policia

Atë dit e s”shkova më
Më iku malli për detin
Dhe kuptova bashkiakët
Këtu ja kanë par lezetin

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com